Franca emëron Rene Troccaz Emisar Special për Ballkanin Perëndimor

Rene Troccaz është emëruar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, si Emisar Special i këtij shteti për Ballkanin Perëndimor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Troccaz, përmes një postimi në platformën “X”.
“Nga sot jam emëruar emisar special për Ballkanin nga Ministria e Punëve të Jashtme”, ka shkruar Troccaz.
Njoftimin për emërimin e tij e ka bërë edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, në faqen zyrtare. Sipas njofimit të kësaj ministrie, Troccaz
është në përputhje me përfshirjen e shtuar të Francës në rajon në sfondin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në.
“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme emëroi René Troccaz për të shërbyer si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi i tij është në përputhje me përfshirjen e shtuar të Francës në rajon në sfondin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, të cilën ne e mbështesim”, thuhet në njoftim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?