Franca i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i rikthehen dialogut

Franca e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Kralevës në Serbi, për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët qëndruan 12 ditë në paraburgim, duke thënë se ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një komunikate, Ministria e Jashtme e Francës ka kërkuar që palët të rikthehen në tryezën e dialogut të ndërmjetuar nga Bashkimi Evropian.

“I bëjmë thirrje edhe autoriteteve të Kosovës që të angazhohen pa vonesë në këtë perspektivë, sipas parametrave për daljen nga kriza të vendosura nga Bashkimi Evropian, të cilat mbeten të vlefshme. Është më thelbësore se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e bisedimeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button