Franca kampione e Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Francës e ka fituar edicionin e dytë të kompeticionit më të ri evropian të futbollit, Ligën e Kombeve.
“Gjelat” e kanë mposhtur Spanjën me rezultat 2-1 duke e përmbysur kështu epërsinë fillestare të “Furisë së Kuqe” në “Giuseppe Meazza”,
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por Spanja e gjeti golin e para në minutën e 64’ të ndeshjes kur Oyarzabal shënoi për 1-0.
Nuk kaluan as dy minuta lojë dhe Karim Benzema riktheu baraspeshën në fushë duke shënuar për 2-1.
Përmbysjen e rezultatit dhe triumfin ndaj Spanjës e siguroi këmbëshpejti Kylian Mbappe i cili shënoi për 2-1 dhjetë minuta para përfundimit të takimit.
Kështu Franca është kampione e re e Ligës së Kombeve.

Back to top button