Franca shënon rënie të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19

 

Në 24 orët e fundit në Francë vdiqën 141 persona që ishin të prekur me Covid-19, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga marsi është 70.283, njoftoi sot shërbimi shëndetësor francez.

Kjo është një rënie krahasuar me një ditë më parë kur vdiqën 196 njerëz.

Numri i infeksioneve të reja nga Covid-19 u rrit në 24 orët e fundit me 16,642 në një total prej 2 milionë e 910 mijë e 989. Numri i njerëzve të infektuar rishtas është zakonisht më i ulët të dielën, sepse një numër më i vogël i njerëzve janë testuar, raporton Reuters.

Gjatë javës së kaluar, numri i të infektuarve të ri ishte rreth 20.000 në ditë.

Ministria e Shëndetësisë e Francës njoftoi se 422.127 njerëz janë vaksinuar deri më tani.

Back to top button