Kaloni te përmbajtja kryesore

Franca ua ndalon ministrave përdorimin e disa aplikacioneve në telefon

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne u ka kërkuar ministrave dhe ekipeve të tyre që të mos përdorin aplikacionet sikurse WhatsApp, Telegram dhe Signal për shkak të çështjeve të sigurisë.

“Këto mjete digjitale nuk janë pa të meta sigurie dhe për këtë arsye nuk mund të garantojnë sigurinë e bisedave dhe informacionit të ndarë nëpërmjet tyre”, thuhet në një dokument të lëshuar prej saj.

Borne caktoi një afat deri më 8 dhjetor që qeveria të kalojë në përdorimin e aplikacionit francez Olvid, i cili është i certifikuar nga agjencia franceze e sigurisë kibernetike ANSSI.

“Ekipi im dhe unë e kemi përdorur atë që nga korriku i vitit 2022. Në dhjetor, e gjithë qeveria do të përdorë [Olvid], sistemin më të sigurt të mesazheve të çastit në botë”, konfirmoi edhe ministri dixhital francez Jean-Nowl Barrot.

Megjithatë, anëtarët e qeverisë franceze mund të përdorin aplikacionin Tchap, një platformë e sigurt e mesazheve i zhvilluar nga qeveria i lëshuar për përdorim në vitin 2019.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button