Fredi Beleri shpallet fajtor për blerje votash, dënohet me dy vite burg

GJKKO ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
Vendimi u mor nga trupi gjykues pas një seancë që zgjati për disa orë me radhë.
Beleri akuzohet për blerje votash dhe u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ndërkohë SPAK kishte kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për të.
Po ashtu Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 2 vite burg për mikun e tij Pandeli Kokaveshi, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore u dënua me 6 vjet burg e konvertuar me 3 vite shërbim prove.
Të pranishëm në seancë ishin edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke.