Frika nga gazi toksik pasi lava arrin në oqean

Lava nga një vullkan shpërthyes në ishullin spanjoll La Palma ka arritur në Oqeanin Atlantik, duke ngritur frikën e lëshimit të gazrave toksikë dhe shpërthimeve.
Retë e avullit të bardhë u panë duke u rritur ndërsa një rrymë e nxehtë kontaktonte me ujin në zonën Playa Nueva.
Kjo mund të shkaktojë një reaksion kimik i cili mund të irritojë lëkurën dhe sytë dhe të ndikojë në frymëmarrje, transmeton rtv21.tv.
Qindra shtëpi janë shkatërruar që kur vullkani në Ishujt Kanarie shpërtheu më 19 shtator.
Rreth 6,000 njerëz janë evakuuar, pasi lava përfshiu shtëpitë, shkollat dhe disa plantacione me banane.
Ekziston gjithashtu frika se pjesë të bregut tani mund të shemben, duke shkaktuar shpërthime.
Tre fshatra bregdetarë u mbyllën më herët në pritje të kontaktit të lavës me ujin.
Autoritetet spanjolle kanë shpallur La Palma – ishulli më veriperëndimor i arkipelagut në brigjet e Afrikës veriore – një zonë fatkeqësie, duke premtuar mbështetje financiare për të gjithë ata që preken nga aktiviteti vullkanik./21Media

Back to top button