Frikë në Belgjikë!

Policia belge në kërkim të terroristëve të dyshuar

Prokuroria në Belgjikë ka njoftuar se është në kërkim të personave të dyshuar për terrorizëm në kuadër të hetimeve të reja, duke nënvizuar se ekziston frika nga sulmet e reja.

Një zëdhënës i prokurorisë shtetërore tha se autoritetet janë në kërkim të terroristëve të dyshuar, të cilët mund të gjenden në situatë nga e cila vështirë se mund të tërhiqen dhe se për këtë arsye mund të ndërmarrin sulme, siç ishin ato në mars të vitit 2016, shkruan rtv21.tv

Siç dihet, më 22 mars të vitit të kaluar në Bruksel sulmues vetëvrasës ndërmorën sulm të dyfishtë me bomba, me ç’rast u vranë 32 persona, ndërsa sulmet u ndërmorën, pasi që policia zbuloi një sasi të armatimit të fshehur.

Policia belge akuzoi dje dy vëllezër se kishin planifikuar sulme. Dy vëllezërit, Akim dhe Kladi Sauti, gjenden në mesin e katër personave, të cilët u arrestuan në lagjen Anderleht në Bruksel, me ç’rast dy prej tyre u liruan më vonë. Një person i pestë u arrestua përtej kufirit në Francë./21Media

Back to top button