Fshati i humbur për dekada me radhë po del nga liqeni

 

Një fshat i zhytur nën një liqen italian për dekada, tani po del mbi sipërfaqen e ujit.

Ajo që tani është një shtrat liqeni dikur ka qenë fshati Curon, shtëpi për qindra njerëz. Curon u përmbyt në vitin 1950 për të krijuar një hidrocentral. Një digë u ndërtua për të bashkuar dy liqeni dhe fshati është mbuluar nga Liqeni Resia që atëherë, transmeton rtv21.tv.

Liqeni, i cili ndodhet afër kufirit të Italisë me Austrinë dhe Zvicrën, tani po kullohet përkohësisht për të riparuar një rezervuar. Ndërsa, nivelet e ujit ulen, fshati me 160 shtëpi po del. Zakonisht një kisha e shekullit të 14-të del nga uji, por ndërsa uji kullon, disa njerëz kanë parë shkallë të hapura, bodrume dhe mure.

Shumë banorë kundërshtuan krijimin e digës. Popullsi në atë kohë u zhvendos në një fshat tjetër që u krijua afër.

Fshati i mbytur ka frymëzuar një seri italiane të Netflix, “Curon”, si dhe një libër.

Zona është një destinacion i njohur për alpinistët, të cilët përmbytën mediat sociale me fotografi të frikshme të fshatit që po dilnin. Një grua nga zona shkroi në Twitter se ishte një “ndjenjë e çuditshme” të ecje në rrënojat e shtëpive të dikurshme./21Media

Back to top button