Fshati në shitje, për vetëm 260 mijë euro

Salto de Castro është braktisur për më shumë se tre dekada

Për këdo që ëndërron të shpërngulet, si thua të blejë një fshat të tërë?
Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore, është në shitje me një çmim prej 260,000 euro.
I vendosur në kufirin me Portugalinë në provincën e Zamora-s dhe tre orë me makinë nga Madridi, Salto de Castro ka shumë nga ndërtesat që do të prisni t’i gjeni në një qytet të vogël spanjoll.
Fshati përfshinë 44 shtëpi, një hotel, një kishë, një shkollë, një pishinë komunale dhe madje edhe një ndërtesë kazerme që dikur strehonte rojet civile.
Por nuk ka banorë. Salto de Castro është braktisur për më shumë se tre dekada.
Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit.
Në faqen e internetit Idealista në të cilën gjendet prona , pronari rreth të 80ve shprehet se “Shitet sepse jam urban dhe nuk mund të mbaj mirëmbajtjen” e fshatit.
Ajo ka tërhequr interes, me më shumë se 50 mijë vizita që kur u listua një javë më parë me këtë çmim.
300 njerëz kanë shprehur interes për blerje, nga Rusia, Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe. Një blerës potencial ka vënë tashmë para për ta rezervuar./21Media

Back to top button