FSK del me sqarim për hyrjen në veri: Pjesëtarët tanë ngatërruan drejtimin e lëvizjes, ishin nisur nga Istogu

(Lajm i përditësuar)


Hyrja e gabuar e FSK-së në veri, Lista Serbe kërkon nga KFOR që të parandaloj këto incidente

Automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) mëngjesin e sotëm kanë hyrë gabimisht në Mitrovicën e Veriut.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar Lista Serbe duke thënë se kjo hyrje ka shqetësuar serbët të cilët jetojnë në atë vend.

Përmes një njoftimi për media, Lista Serbe kërkon nga ndërkombëtarët, konkretisht nga KFOR që të e njejta të parandalojë përsëritjen e rasteve të tilla.

“Ardhja e sotme e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (KBS) në Mitrovicën Veriore pa miratimin e komandantit të Kforit dhe pa pëlqimin e qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës ka shkaktuar shqetësim te populli serb dhe ka ngritur tensione. Kjo lëvizje përfaqëson një provokim të rrezikshëm dhe të qëllimshëm, që synon destabilizimin e mundësive në terren dhe shkaktimin e frikës dhe trazirave në mesin e popullit serb. Kërkojmë nga Kfori që të forcohet vigjilenca dhe prezenca e forcave të saj në të gjitha mjediset serbe në veri, me qëllim të parandalimit të tentativave të reja të veprimeve të njëanshme dhe mbrojtjes së paqes dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve. Padyshim që regjimi në ikje në Prishtinë në këtë mënyrë po përpiqet të shkaktojë tensione dhe konflikte, me qëllim që të largojë vëmendjen e publikut nga dështimet e tij dhe të ngritë pozitën e lëkundur politike tek votuesit e tij. Lista Serbe paralajmëron se veprimet e tilla janë të papranueshme dhe mund të kenë pasoja të rënda në stabilitetin e rajonit. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, kryesisht Kforit, të veprojë në përputhje me mandatin e tij dhe të parandalojë përsëritjen e incidenteve të tilla”, thuhet në njoftim. /21Media


FSK del me sqarim për hyrjen në veri: Pjesëtarët tanë ngatërruan drejtimin e lëvizjes, ishin nisur nga Istogu

Forca e Sigurisë së Kosovës ka dalë me sqarim lidhur me hyrjen e disa kamionëve në Mitrovicën e Veriut.

“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e FSK-së:

Edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për portalin rtv21.tv konfirmoi se ata kishin hyrë gabimisht.


FSK-ja hyn gabimisht në veri

Automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë sot gabimisht në Mitrovicë të Veriut.

Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv  ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani

Sipas tij automjetet e FSK-së kanë kaluar nëpër një pikë karburanti, e më pastaj janë kthyer mbrapa, kur kanë kuptuar se janë futur gabimisht.

“Diku para orës 11.00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre iu është afruar Policia, të njëjtit kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia i ka përcjell nga ai vend deri te Kërshi i Dudës”, tha ai.

Lidhur me rastin ka folur dëshmitarë për Kossev.

“Në fillim nuk i pamë se çfarë lloj automjetesh ishin, menduam se ishin automjete të KFOR-it, por shumë shpejt pamë logon e FSK-së dhe automjetet në trafik filluan të binin boritë”, kanë thënë ata

Back to top button