“FSK e bën Ballkanin më të sigurt”, Enver Hoxhaj e thotë këtë në 11 gjuhë
Hoxhaj: Zotohemi se do të punojmë për të iu bashkuar NATO-s
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Ushtria e Kosovës e bënë Ballkanin më të sigurtë dhe do tu shërbej të gjithë qytetarëve.
“Puna e palodhshme e grave dhe burrave të #Kosovës u shpagua: nga sot, ne kemi Ushtrinë që do t’i shërbej të gjithë qytetarëve. Duke festuar këtë arritje të madhe, ne zotohemi të punojmë edhe më shumë për t’iu bashkuar aleatëve tanë në NATO. FSK e bënë Ballkanin më të sigurt”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Për ta bartur këtë mesazh Hoxhaj e ka shkruar në 11 gjuhë të botës, shqip, anglisht, italisht, spanjisht e gjuhë të tjera.
Kuvendi i Kosovës sot me 107 vota pro ka miratuar shndërrimin e FSK-së në Ushtri, duke bërë kështu që Kosova 10 vjet pas shpallje së pavarësisë së Kosovës./21Media
