Kaloni te përmbajtja kryesore

FSK institucioni më i besueshëm

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u shpreh i lumtur me vlerësimin nga qytetarët për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si institucioni më i besueshëm.
Mehaj tha ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë.
“Ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Mehaj.
Sipas Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, FSK-ja renditet e para nga qytetarët për nga besueshmëria.
83 për qind e tyre mendojnë se ushtrisë së Kosovës i takon ky epitet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button