FSK-ja intensivisht po kërkon trupin e Sali Gërqinës

Gërqina është zhdukur dje pas pas hedhjes së tij nga bregu tek Ura e Fshejtë në Gjakovë

FSK-ja intensivisht është angazhuar në operacionin për kërkimin e trupit të personit të zhytur në lumin Drini i Bardhë tek Ura e Shenjtë.

“Me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ekipet e Kërkim Shpëtimit(KSH) në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) që nga dita e djeshme, pra nga 27.06.2017 janë angazhuar dhe po vazhdojnë kërkimet me njësit e zhytësve për gjetjen trupit të personit(S.G), i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumë nga Ura e Shenjtë dhe nuk ka arritur të dalë nga aty”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në kërkim janë angazhuar 18 pjesëtarë të Kërkim -Shpëtimit ( zhytësit), dhe se operacioni po zhvillohet edhe në bashkëpunim me Policinë e shtetit, Komunën e Gjakovës drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.

Kërkimet ishin ndërprerë mbrëmë në orët e mbrëmjes dhe kanë filluar sot në mëngjes përsëri për të vazhduar më tutje deri në gjetjen e trupit të personit që dyshohet se ndodhet në thellësitë e lumit./21Media

Back to top button