Kaloni te përmbajtja kryesore

FSK konfirmon largimin e paautorizuar të pjesëtarit në SHBA

Forca e Sigurisë së Kosovës e ka konfirmuar për RTV21 se një pjesëtar i saj është larguar nga kampi stërvitor pa lejen e autoriteteve përgjegjëse gjatë një trajnimi ne ShBA.

Pjesëtari i FSK-së ishte pjesë e një grupi të Forcës së Sigurisë që po qëndronte në SHBA për trajnim dhe është ndarë nga pjesa tjetër e grupit me një leje të përkohshme për vizitë familjare.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ju njofton që pjesëtari në fjalë është larguar pa marrë leje nga autoritetet kompetente gjatë një trajnimi në SHBA. Gjithashtu ju njoftojmë që Forca e Sigurisë së Kosovës ka inicuar procedurat ligjore për pjesëtarin në fjalë konform akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi”, tha në një përgjigje me shkrim FSK-ja.

Burimet e RTV21 thonë se pjesëtari i FSK-së (E.A.) i larguar nga kampi i trajnimit, ka mbyllur të gjitha llogaritë në rrjete sociale dhe është zhdukur pa gjurmë. Burimet thonë se nga SHBA-të është kthyer uniforma nga trajnimi. Nuk janë bërë të ditura arsyet e mos kthimit në kamp të pjesëtarit të FSK-së.

Situatën e krijuar nuk e ka komentuar ministria e mbrojtjes, meqë, rasti ka të bëjë me pjesetarë dhe jo me ndonjë proces. Veprimi i ushtarit të larguar vlerësohet se paraqet shkelje të rëndë disiplinore dhe dëmton imazhin e institucioneve të sigurisë në vend. /RTV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button