FSK me stërvitje ushtarake njëjavore në Mramor e Badoc, Komuna: Nuk ka vend për shqetësim

Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20 – 27 tetor në zonën e fshatrave Mramor dhe Badoc.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook duke thënë se nuk ka vend për shqetësime lidhur me këtë aktivitet.

“Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona.
Ky është një aktivitet i planifikuar në kuadër të stërvitjeve të rregullta të FSK-së, prandaj nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button