​FSK vazhdon kërkimin për gjetjen e gruas që u hodh nga Ura e Fshajt

Kërkimet për gjetjen e 59 vjecares e cila u hodh nga Ura e Fshajt në Lumin Drin i Bardhë ditë më parë janë duke vazhduar ende.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, tha për portalin rtv21.tv se kërkimet po bëhen nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Tani jemi në pritje të një rezultati nga Njësia për Kërkim Shpëtim të cilët edhe sot janë duke vazhduar me kërkime në afërsi të Urës së Fshajt. Ende nuk është gjetur viktima”, tha Elezaj.

Më 16 qershor gruaja nga Prizreni, me inicialet A.M, ishte hedhur nga ura e Fshajt./21Media

Back to top button