FSK vizitë në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane

Forca e e Sigurisë së Kosovës ka realizuar një vizitë në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin.

Vizita thuhet se është realizuar me ftesë të shefit të shërbimit mjekësor të Bundeswehrit Gjerman.

“Gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së ka marrë pjesë në DV-DAY gjatë realizimit të UF mjekësor “MEDVAL QUADRIGA 2026”, ku kanë parë nga afër procedurat e trajtimit të ushtarëve të lënduar në pikën e lëndimit (PoI), pikën e grumbullimit të pacientëve (CCP), procedurat e evakuimit deri te kapacitetet ROL 1 deri në ROL 4, procedurat e evakuimit strategjik (STRATEVAC), trajtimin përfundimtar dhe rehabilitimin e të lënduarve, gjithashtu gjatë vizitës delegacioni është takuar edhe me përfaqësuesit e Qendrës së NATO-s për Ekselencë (NATO COE) dhe delegacionet e shërbimeve mjekësore të ushtrive mike, pjesëmarrëse në këtë aktivitet”, theksohet në njoftim.

Back to top button