FSSHK i reagon Kurtit: Po njollos punën tonë, shihemi në grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se sindikalistët që në vitin 2017 në mes të fushatës zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in.
“Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njejti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqëndron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!”, është bërë e ditur në njoftim.
Tutje, FSSHK ka paralajmëruar grevë.
“Më 22.05.2017 Federata e Sindikatave te Shendetësise se Kosovës ka dërguar kërkesë prej 13 pikësh 5 partive politike: LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD poashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK-së cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficientëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shendetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!! A është e drejtë kjo çka kemi kërkuar? PO është, ka qenë e do të jetë..! Dëshpërimisht, duke qenë se zt.Kurti është në rrugë për të dështuar njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave. Shihemi në Grevë”, është bërë e ditur tutje në njoftim./21Media

Back to top button