”Ftohtë e Nxehtë” rikthehet këtë të diel në RTV21!

Në të njëjtin orar, por me emocione edhe më të nxehta, vjen sezoni i ri i emisionit tuaj të preferuar.
Këtë javë nisim ekskluzivisht me Genta Ismajlin, në prapaskenat e xhirimit të klipit të saj më të ri dhe vetëm tek ne do të dëgjoni një pjesë nga kënga që pritet të bëhet HIT!

Me Gentën do të flasim hapur për gjithçka edhe për ato pyetje që kanë mbetur pa përgjigje.
Në studio rikthehemi me muzikë, atmosferë dhe të ftuar specialë: Krenar Krasniqi na tregon për albumin e ri “Hakikat” dhe shifrën marramendëse që i ka kushtuar. Ndërsa Kenan Bytyqi këndon dhe rrëfen emocionin që ndjen sa herë vesh uniformën më të bukur në vend.

Mos e humbisni – këtë të diel, në ora 15:00, vetëm në RTV21.

‘Ftohtë e Nxehtë’ me Granit Mirtarin.

Aty ku ftohtësia dhe nxehtësia takohen në ekran.

Back to top button