Fundjava me mot të ftohtë, temperaturat deri në minus 8 gradë

Instituti Hidrometeorologjik , ka njoftuar mot i ftohtë do të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë
Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.Edhe të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.