Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Fundjava e fundit e vitit 2019 me mot të ftohtë, priten reshje të dobëta bore edhe në vise të ulëta. Kështu thuhet në një njoftim nga Prishtina Weather, sipas të cilës një turbullirë me masa të ftohta polare do të kalojë mbi rajon ditëve të fundjavës, që do të kushtëzojë mot të ftohtë, kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore edhe në vise të ulëta.

“Në zona malore reshjet do të jenë me intenzitet mesatar. Në perëndim të vendit, nga rrafshi i Dukagjinit, me mundësi më të ulëta për reshje bore. Në fillim të javës së ardhshme fusha të presionit të lartë nga Evropa qendrore do të shtrihen mbi rajon, ku do të sjellin kthjellime, mirëpo në aspektin termik temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Ditëve të fundjavës parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të zbresë vlerat e cilësisë së ajrit rreth vlerave mesatare dhe të mira”, thuhet në njoftim.

28.12 – Ftohtë, kryesisht me vranësira. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta bore, e në vise malore me intenzitet mesatar.

29.12 – Ftohtë, kryesisht vranët. Kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të zbresin nga -2C deri në -8C, e ato maksimale nga +2 deri në -1C. Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu 4-9m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale.