Fury i mërzitur me Joshuan, i jep 48 orë kohë për të nënshkruar kontratën

Tyson Fury është mërzitur me Anthony Joshuan dhe të gjitha vonesat nga ekipi i tij i promovuesve që drejtohet nga Eddie Hearn.
Bërja e kërkesave në një kontratë ku ai do të ketë një shans për të luftuar për një rrip tjetër, nuk është një shenjë e mirë nga një boksier që humbi tri nga pesë ndeshjet e tij të fundit.
Fury mori vendim për t’i ofruar Joshua-s një luftë.
Sipas mediave të huaja, Anthony Joshua nuk ka asnjë mënyrë për të bërë asnjë lloj kërkese për ndeshjen e mundshme të dhjetorit të këtij viti.
Në këtë gjendje, Fury foli gjatë ndeshjes Joe Joyce vs Joseph Parker të shtunën.
“Kam qenë optimist rreth tri javë më parë, por nuk të duhet kaq shumë për të nënshkruar një kontratë. Duhet ta dimë deri të hënën, nëse nuk bëhet deri të hënën atëherë unë vazhdoj. Nuk pres për një djal që ka humbur tri nga pesë meçet e tij të fundit. Ai është me fat që po i jap një shans. S’e kam problem t’ia këpus një kockë.. ai është mysafir me ftesën time – rregullat e mia. Pra, nëse dëshironi të luani lojën, ejani”, ka thënë ai./21Media

Back to top button