Fushë Kosovë: Një punëtor 38-vjeçar vdes pasi bie nga lartësia

Një person i moshës 38-vjeçare ka vdekur sot në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, pasi dyshohet se ra nga lartësia e një objekti, përderisa po kryente punime me disa punëtorë të tjerë.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti”, thuhet në përgjigjen e policisë për rtv21.tv.

Viktima fillimisht ishte dërguar në QKUK për trajtim, por fatkeqësisht i njëjti nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. /21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button