Fustani i Ronela Hajatit, artisti brazilian akuzon për kopjim

Dy ditë në Torino është zhvilluar ceremonia e “tapetit të kaltërt” ku artistët e 40 shteteve pjesëmarrëse në Eurovision kanë bërë hapjen e këtij edicioni.
Artistja shqiptare, Ronela Hajati kishte marrë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj. Ronela kishte zgjedhur një veshje unike për këtë paraqitje të stiluar nga Niko Komani.
Por, një artist që në Instagram identifikohet me emrin Pedro Leopoldom ka akuzuar stilistin shqiptar se i ka vjedhur stilimin pa lejen e tij dhe pa i dhënë meritat e duhura.
Ai ka publikuar gjithashtu dizajnin që ai ka bërë./21Media

Back to top button