Futbolli në zi, klubet reagojnë për humbjen tragjike të Fatjon Bunjakut

Vdekja e futbollistit 22 vjeçar Fatjon Bunjaku ka lënë në pikëllim të thellë mbarë komunitetin sportiv në Kosovë dhe Shqipëri.
Pas konfirmimit të lajmit të hidhur, klubet ku ai luajti gjatë karrierës së tij kanë reaguar me mesazhe prekëse, duke kujtuar jo vetëm futbollistin e talentuar, por edhe njeriun e përkushtuar dhe të dashur që ishte Fatjoni.
AF Elbasani:
*”Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku.
Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë.
Përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë.
Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Fatjonin.
AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bunjaku dhe për të gjithë komunitetin sportiv që sot humbi një nga njerëzit e tij. Fatjoni nuk do të harrohet.”
22-vjeçari, i cili humbi jetën në një aksident trafiku, kishte ndërtuar një karrierë të pasur duke veshur fanellat e disa klubeve dhe të përfaqësueseve U19 e U21 të Kosovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?