Futbollisti anglez viziton adhuruesin e tij në spital

Defoe dhe 5 vjeçari shembull i faktit se shoqëria e mirë nuk njeh moshë

Futbollisti anglez, Jermain Defoe i ka bërë një vizitë tjetër adhuruesit të tij të vogël në spital, Brave Bradley Lowery pas asaj të fundit në stadium, ku dolën të kapur dorë për dore në fushë .

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet llogarisë së 5 vjeçarit Bradley.

“Bradley ndihet pak më mirë sot dhe është entuziast sepse pati një vizitë në spital nga miku i tij i mirë Defoe”, shkruhet në postim.

Lojtari i “Sunderland” 34 vjeç, duhet ta bënte vizitën e tij një ditë më parë, por Bradley tha se nuk donte që futbollisti ta shikonte aq të sëmurë. Si pasojë e kësaj, Defoe u detyrua që të anulojë fluturimin e tij dhe të priste një ditë më shumë për të takuar adhuruesin e tij të dashur.

Bradley është i prekur nga sëmundja e kancerit dhe me idhullin e tij ishte takuar më herët në fushën e gjelbër, ku preku zemrat e mijëra tifozëve./21Media

Back to top button