Futbollisti i blen shtëpi familjes së pesëvjeçarit që ra në pus dhe vdiq

Futbollisti maroken, Abderrazak Hamdallah i pikëlluar nga vdekja e pesëvjeçarit që mbeti i bllokuar në një pus, i ka ofruar familjes së tij një shtëpi të re për t’i ‘dhënë pak gëzim’ jetës së tyre.
“Kam vendosur, në emrin tim dhe të familjes sime, dhe në emër të të gjithë marokenëve të ndihmoj dhe të sjell pak gëzim për familjen e Rayanit, prindërit dhe vëllezërit e tij dhe t’u jap atyre një shtëpi të pajisur plotësisht”, ka thënë Hamdallah.
Ekipet e shpëtimit marokenë punuan pesë ditë të tëra deri të shtunën, ditën e pestë një përpjekjeje gjithnjë e më urgjente dhe dërrmuese për të shpëtuar Rayan, një djalë 5-vjeçar i bllokuar nën tokë në një pus, transmeton rtv1.tv.
Rayan ra në një pus 32 metra në fshatin Ighran, në provincën veriore të Chefchaouen, të martën në mbrëmje duke shkaktuar një mision shpëtimi që ka mahnitur kombin e Afrikës së Veriut./21Media

Back to top button