Futsal/Kosova U19 mëson kundërshtarët në kualifikimet e Evropianit Euro 2023

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2023 për grupmoshat U19.
Kombëtarja e Kosovës do ta nis rrugëtimin drejt këtij Evropiani në raundin paraeliminator, ku shorti e ka pozicionuar në Grupin C së bashku me Gjermaninë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndeshjet në këtë grup do të zhvillohen në Shkup nga data 17 deri më 22 janar të vitit të ardhshëm.
Lideri i grupit do të kualifikohet në “Main Round”, dhe do të vendoset në Grupin 3, në të cilin gjenden Portugalia, Sllovakia dhe Bjellorusia.
Shortin e gjeni më poshtë.

Back to top button