Gabriel: Ju e keni problemin brenda parlamentit

Mustafa kërkon nga minstri gjerman që të përkrahë Kosovën në rrugët euro-atlantike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë konferences për media që është duke e mbajtur me ministrin e  jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel tha se e ka njoftuar ministrin për çështjet me të cilat po përballet Kosova, si demarkacioni me Malin e Zi dhe liberlizimi i vizave për Kosovën.

Mustafa tha se me ministrin gjerman kanë biseduar për qështjen e liberalizimit të vizave dhe kanë kërkuar përkrahje nga Gjermania në mënyrë që Kosova të plotësojë këtë kriter që siç tha ka mbetur për liberalizimin e vizave, shkruan rtv21.tv

Kryeministri Mustafa më tutje tha se nga Gabriel ka kërkuar përkrahjen e  Gjermanisë që Kosova të antarësohet në organizata ndërkombëtare. ‘’Ne aspirojmë të marrim vendin kandidat në BE’’, tha Mustafa ndër të tjera.

Nga ana tjetër, Sigmar Gabriel tha se Gjermania e përkrahë rrugën euroatlantike të Kosovës. Ai tha se janë prezantuar reformat e ndërmarra nga Kosova, e sipas tij kjo do të jetë në të mirë jo vetëm të Koosvës në BE, por dhe për vet qytetarët e Kosovës.  Reformat edhe në tërheqejn e investitorëve të huaj në Kosovë.

Ai po ashtu tha se e mbështet dialogun e Kosovës me Serbinë ndonëse siç u shpreh nuk është e lehtë të shërohen plagët e së kaluarës. I pyetur për Demarkacioni, Gabriel tha se në  të vërtetë Kosova nuk ka problem me kufinjtë, nuk ka problem Malin e Zi, por ka problem brenda parlamentit dhe sipas tij kjo duhet të diskutohet brenda parlamentit e jo me ta siç u shpreh ai duke shtuar se kjo shkon në dëm të qyetarëve të Kosovës. Ai apelojë që të përfundojë qeshtja e demazrkacionit dhe të mos bllokohet më kjo qështje.

Ndërsa, kryeministri Mustafa tha se nuk kanë asnjë argument shtetëror që Kosova ka territor në Mal të Zi, duke konsideruar se kjo është një kauzë e opozitës./21Media

 

Back to top button