Gagica mohon se emblema e FSK-së është kopjuar
“Nëse dikush ka kopju e “vjedh”, ajo është kompania e sigurisë”
Në media ka qarkulluar lajmi se dizajni i emblemës së FSK-së është kopjuar nga një kompani private e sigurisë në Amerikë, mirëpo Albian Gagica, pronar i kompanisë “INIT”, kompani që ka krijuar dizajnin e emblemës së FSK-së, ka mohuar që dizajni është kopjuar.
Ai ka thënë se simbolet janë punuar në vitin 2009 dhe janë origjinale dhe se një ekip profesionist e kreativ ka shpenzu kohë e energji në krijimin e tyne para dhjetë vjetëve.
“Nji sqarim i vogel per hater te profesionalizmit e njerezillekut. Simbolet e FSK-se jane punu ne vitin 2009 dhe jane origjinale. Nji ekip profesionist e kreativ ka shpenzu kohe e energji ne krijimin e tyne para 10 vjeteve. I kemi punu me skica, nji nga nji. Nese dikush ka kopju e “vjedh”, ajo eshte kompania e sigurise me te cilen po mundohem me kontaktu. Ne Amerike ka ligje qe i mbrojne te drejtat autoriale edhe jane kunder plagjiatures. Ju kisha lute mos me spekulu e akuzu pa kurfare provash e me tendenca negative”, ka shkruar Gagica në Facebook./21Media