Galatasaray ofron 7 milionë euro për Milot Rashica

Milot Rashica është kthyer në cakun kryesor të Galatasarayt për transferim gjatë afatit kalimtar të verës. Siç raportohet, gjiganti turk ka përgatitur ofertë prej 7 milionë eurosh drejt Norwichit për shërbimet e tij.

26-vjeçari është i huazuar për një sezon te lideri i Superligës turke. Tani, siç shkruan gazeta turke Hurriyet, Galata ka vendosur ta transferojë në formë të përhershme dhe synon ta bëjë këtë me ofertën prej 7 milionë eurosh.

Pritet që Galata së shpejti të nisë negociatat me klubin në Championshipin anglez.

Siç shkruan gazeta, Galatasaray edhe pse ka huazuar disa superyje verën që shkoi, Rashica është top-prioritet në mesin e tyre.

Rashica ka kontratë edhe dy vjet me Norwichin.

Deri tash në Turqi ka pasur 20 paraqitje për Galatasarayin, 17 në ligë e tri në kupë. Ka kontribuar me katër gola e katër asistime.

Back to top button