Galeria Kombëtare shpall konkurs për programin e vitit 2022

Galeria Kombëtare e Kosovës ka shpallur konkurs për programin artistik të vitit 2022.
Sipas njoftimit, të interesuarit mund të konkurrojnë me projekte individuale apo kolektive në fusha të ndryshme të arteve pamore.
Në njoftimin për konkursin, janë dhënë edhe specifikat dhe kriteret e konkurrimit
“Punimet duhet të jenë të realizuara viteve të fundit dhe të pa ekspozuara më herët në GKK. Artisti të ketë mbajtur së paku 3 ekspozita personale në Kosovë apo jashtë vendit (vlen për ekspozitat personale), nuk pranohen punimet fizike (piktura, skulptura, të tjera)”, është bërë e ditur ndër të tjera në njoftim.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 1.12.2021./kallxo

Back to top button