Gamma Kamera e re, e para në rajon, tashmë në shërbim të pacientëve në QKUK

Pas renovimit të Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare në QKUK dhe instalimit të pajisjes SPECT/CT/PET, në prill të këtij viti, me vlerë rreth një milion euro, e cila u sigurua si donacion falë angazhimit të Presidentes Vjosa Osmani dhe ish-Presidentes Atifete Jahjaga, QKUK vazhdon me avancimin e kapaciteteve diagnostikuese.

Tashmë, në QKUK është instaluar SPECT/CT Any-scan Trio, pajisja më e avancuar diagnostikuese në rajon, e vetmja me 3 detektorë për ekzaminime të detajuara. Vlera e kësaj pajisjeje është 850,000 euro.

Hapësirat janë përshtatur sipas standardeve më të larta, ndërsa stafi shëndetësor ka përfunduar trajnimin për përdorimin e pajisjes. Kjo teknologji tashmë është në shërbim të pacientëve, duke mundësuar diagnostikim të saktë dhe efikas.

“Falënderojmë, Ministrinë e Shëndetësisë për përkrahjen dhe menaxhmentin e Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, si dhe të gjithë ata që kontribuan për këtë arritje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Back to top button