Gani Sejdiu emërohet trajner i Vëllaznimit

Klubi i futbollit Vëllaznimi ka emëruar trajnerin e ri.
Klubi nga Gjakova ka arritur marrëveshje që në krye të skuadrës për edicionin e ri garues të Ligës së Parë 2022/23 të jetë Gani Sejdiu.
“KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Gani Sejdiun që ta udhëheqë klubin për sezonin 2022/23”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.
Ndryshe, në edicionin e kaluar, Vëllaznimi u rendit në vendin e tretë me 38 pikë.

Back to top button