Ganja për Shemin: Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën tonë si një artist me vlera të rralla

Këngëtarja, Ganimete Abazi–Ganja, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të bashkëpunëtorit të saj, vokalistit të grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi – Shemi.
Ajo ka shkruar se Shemi do të mbetet në kujtesë si një artist me vlera të rralla, i cili i dha shumë muzikës dhe skenës shqiptare.
“Pusho në paqe, Shemi”, ka shkruar Ganja në reagimin e saj.
Këngëtarja ka përmendur gjithashtu një dekadë bashkëpunimi me Shemsi Krasniqin, duke e cilësuar atë si një kapitull të veçantë në rrugëtimin e saj artistik.
