Gara për ngrënien e hot-dogëve

Në New York, në ditën e shënimit të pavarësisë së SHBA-së edhe kësaj radhe u mbajt gara vjetore me ngrënie të hot-dogëve.
Miki Sudo është fituesja e garës me ngrënie të hot-dogëve në kategorinë e femrave që u mbajt në  New York, e Joey Chestnut fitues në kategorinë e meshkujve. Kjo garë mbahet çdo vit në ditën e pavarësisë së SHBA-ve, dhe quhet “Nathan’s hot dogs Eating Contest”.
Sudo ia doli të hajë 40 hot-dog. Ajo vitin e kaluar nuk mori pjesë në garë sepse ishte shtatzënë. Sudo mirëpriti fëmijën me bashkëshortin Nick Wehry, i cili poashtu ishte konkurrent në garën me ngrënie të hot-dogëve, e të cilin ajo e takoi në vitin 2018. Ata mirëpritën birin e tyre Maksin në vitin 2021.
E Joey Chestnut (Xhoi Çesnat), i cili tashmë njihet për gara të tilla, kësaj radhe u bë fituesi i garës së 15-të.
Chestnut pas fitores së arritur për AP rreth garës së të ngrënit të hot-dogëve ka thënë se në të ka diçka intriguese. Ai ka thënë se mendon që kjo garë tregon se amerikanëve u pëlqen të argëtohen dhe se u pëlqen të hanë. Por para së gjithash ai ka thënë se u pëlqen të festojnë për ditën e pavarësisë së SHBA-ve, që shënohet me 4 korrik./21Media

Back to top button