Gara presidenciale në SHBA, Harris ka vota të mjaftueshme për të siguruar nominimin

Nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris tashmë ka fituar mjaft vota për të siguruar nominimin e Demokratëve.
Kështu ka thënë kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, siç raportojnë mediat amerikane.
Delegatët kanë nisur dje procedurat e votimit virtual dhe do të mbyllen të hënën. Harris thotë se është “e nderuar” që të bëhet kandidate për Shtëpinë e Bardhë.