Garë në xhudo në mes dy të verbërve

Dy xhudistë shqiptarë të verbër për herë të parë po ndeshën sot në një miqësore që do të zhvillohet në kuadër të Turneut Ndërkombëtar i Xhudos “Adem Jashari”.

Turneu po mbahet në sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë, Prishtinë, ku po marrinë pjesë sportistë nga Kosova, Shqipëria, Sllovakia, Republika Çeke, Sllovenia, Bullgaria, Polonia dhe Maqedonia e Veriut.

Anton Cena, trajner klubit të xhudos “Policia”, në Prishtinë tha se organizimi dhe pjesëmarrja është e kënaqshme, pasi ata organizojnë këtë turne për 25 herë më radhë.

“Të gjitha shtetet që i kam ftuar kanë qenë jashtëzakonisht të lumtur me ardhje, pasi siç e dimë Kosova ka pesë medalje olimpike dhe që të gjithë kanë qenë të lumtur me ftesën që ia kam bërë”, tha ai.

Altin Përgjegji, trajneri i klubit “Beslidhja”, nga Shqipëria, lavdëroi xhudon e Kosovës, ka thënë se sot do të zhvillohet një miqësore për herë të parë.

“Kosova ka një xhudo me rezultate që i dinë gjithë bota dhe ne kemi kënaqësi që jemi në këtë turne dhe sot kemi ardhur me dy garues, specifilkisht sot kemi ardhur me një garues që ka aftësi të kufizuar në shikim dhe mendoj që është hera e parë që këtu do të bëhet një ndeshje miqësorë që kanë aftësi të kufizuara“, tha ai.

Ndërkohë, garuesit Flavio Marku thonë se vet emiri i tureut të jep një ndjesi ndryshe, derisa thekson se konkurrenca duket e mirë.

Ky turne organizohet nga Federata e Xhudos e Kosovës, në bashkëpunim me Judo Club ”Polici” Prishtine, si organizues teknik./kp

Back to top button