Gary Busey akuzohet për ngacmime seksuale
Aktori amerikan Gary Busey, po përballet me akuza për ngacmime seksuale që dyshohet se kanë ndodhur gjatë konventës vjetore të Monster Mania të mbajtur në hotelin “Doubletree” në Cherry Hill të New Jerseyt, në fundjavën e kaluar.
Policia e Cherry Hill iu përgjigj një raportimi për një ofendim seksual në hotel dhe si rezultat i hetimit, departamenti i policisë e akuzoi aktorin për dy shkelje të dënueshme seksuale të shkallës së katërt, një akuzë për tentativë për kontakt seksual dhe një akuzë për ngacmim.
Shefi i Policisë ka konfirmuar për CNN të shtunën mbrëma se incidenti përfshinte Gary Busey, i cili ishte një nga të pranishmit.
Hetimi për incidentin është duke vazhduar, tha tutje Policia.
Busey është i njohur për portretizimin e tij të Buddy Holly në filmin e vitit 1978 “The Buddy Holly Story”, për të cilin ai u nominua për një Oscar për aktorin më të mirë./21Media