Gashi: Do ta respektojmë rezultatin që del nga votëbesimi

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Berisha, ka thënë se do ta respektojnë cilido që të jetë rezultati i votëbesimit në rast se kryetari aktual Lumir Abdixhiku e kërkon një gjë të tillë.

Ai ka theksuar se LDK-ja do ta ruajë unitetin edhe pas këtij Kuvendi.

“Demokracia do të triumfojë, jam i bindur në LDK dhe do të ruhet uniteti, vizioni dhe e përbashkëta në LDK do të ruhet shpresa, angazhimi dhe përkushtimi dhe bashkëarisht do të japim më të mirën Kosovës”, u shpreh ai para mediave.

“Mbetet të diskutohet ajo, por unë mendoj personalisht, orientalisht duhet  ti lihet kohë një kuvendi të ardhshëm pas dita javësh i cili atëherë do të përgaditet dhe të mbahet për të zgjedhur kryetar tjetër ose mund të vendoset të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme në parti”.

 

Back to top button