Gashi: Kurti dhe partia e tij duhet ta gjejnë zgjidhjen

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi para fillimit të seancës së 35-të për konstituimin e Kuvendit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreut të saj duhet të vendosë për gjendjen e krijuar.
“Veç një parti e ka zgjidhjen, Kurti dhe partia e tij duhet të përfundojë”, deklaroi Gashi.
Deputeti i LDK-së tha se është e papranueshme që Kosova ende nuk ka institucione.
“Fatkeqësisht ajo është e turpshme që po ndodh, bota o kallet flakë, e ne po shtyhemi vete kush çfarë po merr. Duhet të vijë fundi sa më shpejt kjo situate. Është e papranueshme gjendja në të cilën ka hyrë vendi”, tha Gashi para mediave.