Gashi: Kurti u frikësua dhe u paraqit me kokën ulur në Kuvend

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në ‘’Click’’ të RTV21 duke folur për rolin e opozitë në Kuvend tha se ‘’’Opozita ka qenë kujdestar kushtetues i këtij vendi, kemi kultivuar patriotizëm kushtetues’’.

Ai tutje ka shtuar se Opozita gjithmonë ka pasur propozime për zgjedhje të problemve konrete..

‘’Paralellisht kemi bere propozime konkrete per zgjidhje konrete, kemi pasur propozime. Kur ka qenë rast për interesin nacional kemi dhënë edhe përkrahje si në rastin e ndalimit të mbajtjes së referendumit serb në Kosovë si në rastin e ndalimit  të zgjedhjeve në Kosovë me kërkesë të opozitës është thirr seanca dhe është nxjerr rezuluta, kur ka ardhë Albin Kurti ka ardhë me kokën ulur kogja i friksuar në paralmentin e Kosovës, kur mori përkarhjen ndryshoi situata’’, tha Gashi.

Back to top button