Gashi: Nata s’ka përfunduar ende, s’është koha për të festuar

Shefi i shtabit te PDK-së, Kujtim Gashi në Prizren ka thënë se në bazë të informatave që kanë marrë nga terreni, Prizreni ka vendosur për ndryshim.

“Shpreh mirënjohjen e thellë si kryetar i shtabit për të gjithë ata që kanë votuar. Nuk është koha për të festuar sepse nata nuk ka përfunduar ende. Rezultatet e marra nga vota e qytetarëve duhet të ruhen. Ditë të mira po vijnë për Prizrenin dhe qytetarët e tij”, ka thënë Gashi në një konferencë për media./21Media
Back to top button