Gashi: Nëse Kuvendi s’flet, kush e zgjidh krizën – horoskopi?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një statusi në Facebook ka folur rreth ngërçin të krijuar për konstituim të Kuvendit.

Ai ka thënë se në emër të rregullores që “nuk lejon debat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, po vazhdo kriza.

“Mirë se vini në parlamentarizmin tonë të çuditshëm – ku deputetët janë të ftuar të heshtin, partitë ftohen të mos komunikojnë, dhe zgjidhjet pritet të bien nga qielli! Na thuhet se ‘rregullorja nuk lejon debat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit’. Po kush e ndalon debatin për gjendjen politike? Kush e ndalon idenë? Apo ndoshta frika nga fjala është bërë më e madhe se vetë kriza? Por nëse Kuvendi nuk flet, kush do ta zgjidhë krizën? Rrjetet sociale? Kafet? Apo ndoshta horoskopi? Kuvendi është për debat. Për ide. Për zgjidhje. Jo për teatrin e heshtjes me regji ditore politike”, ka shkruar ai në Facebook.

Back to top button