Gashi për vendimin e Kushtetueses: Ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës e Kushtetuese për konsituimin e Kuvendit, duke thënë se mesazhi i kësaj gjykate ishte i qartë, duke deklaruar se ‘‘Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb’’.

Gashi ka thënë edhe se Kuvendi ka vetëm 12 ditë kohë për ta përmbyllur procesin, dhe se, nëse kjo nuk ndodh, sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.

‘’Gjykata i ka obliguar të gjithë deputetët që të ushtrojnë funksionin e tyre në interes të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Back to top button