Gashi: Plani i AAK-së për Dragash fokusohet në 3 pika kryesore

Programi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Komunën e Dragashit fokusohet kryesisht në zhvillimin ekonomik.
Kandidati për kryetar nga ky subjekt, Agron Gashi, ka thënë se janë fokusuar në tri pika kryesore si bujqësia, blegtoria dhe turizmi.
“Ne kemi menduar që me investitorë të brendshëm dhe të jashtëm t’i japim përparësi një fabrike apo industrie të mishit”, ka thënë Gashi në Debate Zgjedhore të RTV21./21Media

Back to top button