Gashi: Do të punojmë fuqishëm që Ligji për Familjen të mbetet i tillë

(Lajm i përditësuar)


Koalicioni për Familjen premton zgjatjen e pushimi të lehonisë

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen Bejtush Gashi në debatin zgjedhor në RTV21 u zotua se nëse vijnë në pushtet do të zgjasin pushimin e lehonisë.

“Do të bëjmë maksimumin që të marrim përkrahjen e subjekteve të tjera të parlamentit dhe do të arrijmë të gjejmë mundësinë dhe stimulimin për ta stimuluar një nënë e cila lind dhe është e domosdoshme që ajo ta rrit fëminë pa shqetësime sociale dhe në të njëjtën kohëtë rritet fëmiju sidomos në dy vitet e para me emocionet prindërore”, tha Gashi


Koalicioni për Familjen premton 50 euro subvencion mujor për fëmijët

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen Bejtush Gashi në debatin zgjedhor në RTV21,   tha se programi i tyre është konkret dhe i hartuar nga ekspertët.

“Për çdo fëmijë subvenvcionet mujore deri në moshën 18 vjeçare të jenë 50 euro, për nënat të cilat lindin fëmijën e parë mbështetja financiare do të jetë 750 euro, fëmijën e dytë 1000 euro e për fëmijën e tretë 1500 euro”, tha Gashi.

Po ashtu ai premtoi edhe nryshimin e kurikulës në programet shkollore.

“Do të hartojmë programet të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtënë edukimin e fëmijëve, ndikojnë në mënyrë të shëndoshë.”, u shpreh Bejtush Gashi.


Gashi: Shkalla e moblizimit për Koalicionin për Familjen ka tejkaluar pritshmëritë

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen  Bejtush Gashi në debatin zgjedhor në RTV21, tha se shkalla e mobilizimit për këtë koalicon po tejkalon pritshmëritë e tyre.

Ai foli për kodin civil , duke thënë se është i domosdoshëm, por sipas Gashit nuk do të lejojnë kalojë me nenin që përkrah martesat e gjinisë së njëjtë .

“Në këtë drejtim jam shumë i sigurtë që do të gjejmë  mbështjetje jo vetëm të ata që na mbështesin por edhe të elektoratit të subjekteve tjera politike , për këtë kauzë e cila ka marrë shqetësim edhe në rrafshin ndërkombëtar, nëse i referohemi deklaratës së presidentit Trump se të parin dekret që do ta nënshkrujë është ai që nuk do ta lejojë  martesën e seksit të njëjtë gjinor, por do të kushtëzojë që martesë të jetë ai akt ligjor që nënkupton martesën e dy sekseve.”, tha ai në rtv21

Kur u pyet se a mendojë që nuk do ta kenë presionin e presidentit Turmp, Gashi tha se agjendat ndërkombëtare kanë filluar të ndryshojnë.

“Do të punojmë fuqishëm që Ligji për familjen të mbetet i tillë”, u shpreh Gashi./21Media

Back to top button