Gashi: Shpresojmë që sjellja e papërgjegjshme të marrë fund

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka konfirmuar pajtueshmërinë e pozitës dhe opozitës për krijimin e dy komisioneve hetimore parlamentare për energjisë, atë të propozuar nga opozita, por edhe atij të propozuar nga pushteti.
Gashi u shpreson se sjellja e papërgjegjshme e partisë në pushtet rreth krijimit të komisionit, ka marrë fund dhe se Kuvendi po i kthehet normalitetit.
“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u dakorduam që e drejta e opozitës është e pakontestueshme. Në këtë rast, kërkesa e opozitës për formimin e komisionit hetimor parlamentar do të realizohet. Në emër të LDK-së jam i hapur që të përkrahim edhe propozimin e për formimin e komisionit hetimor parlamentar nga radhët e pushtetit. Pra, ka një pajtim që do të formohen të dyja komisionet parlamentar dhe Kuvendi do t’i kthehet normalitetit. Sjellja e papërgjegjshme po shpresoj se ka marrë fund dhe Kuvendi duhet t’i kthehet normalitetit, në mënyrë që të marrim vendime, të nxjerrim ligje dhe të kryejmë detyrën tonë kushtetuese dhe politike”, tha ai.
Gashi tha se komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike i iniciuar nga opozita do të udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
“Komisioni hetimor parlamentar, i kërkuar me 40 nënshkrime, do të kryesohet nga radhët e LDK-së, nga deputeti Driton Selmanaj”, tha ai.

Back to top button