Gashi: “Zdravo Albin”

(Lajm i përditësuar)


Gashi: “Zdravo Albin”

“Të nderuar kolegë, zdravo Albin”, kështu e filloi fjalimin në Kuvend Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se biseda mes Shefes së grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit nga Lista Serbe, “është një skandal i rëndë” dhe se Kuvendi nuk mund ta përballoj një gjë të tillë.

“Skandali i komunikimit me një person në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe në listë të zezë të Amerikës, pra me izën e tij (Kurtit), sepse ky i ka thënë që duhet me i bo numrat në Kuvend me çdo kusht, është një skandal shumë, shumë, shumë i rëndë dhe ky Kuvend nuk mund ta përballoj një gjë të tillë”, deklaroi Gashi.


Rrustemi: Duhet të hiqen masat negative për Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi deklaroi sot se dakordimi për shtensionim me Bashkimin Evropian, nënkupton edhe heqjen e masave ndaj Kosovës. Sipas tij, marrëveshja e arritur të hënën është në përputhje me qëndrimin e institucioneve të Kosovës. Ai shtoi se gjendja në terren lejon zvogëlimin gradual të prezencës së policisë rreth ndërtesave komunale.

Gjatë deklarimit jashtë rendit të ditës, deputeti i shumicës parlamentare tha se akuzat për mos koordinim dhe izolim ishin kërkesa për dorëzim dhe vazhdim të qeverisjes si në dekadat e kaluara.

“Ky dakordim është në përputhje me gjendjen në terren, pas zgjedhjeve komunale në katër komunat në veri të vendit me 23 prill të këtij viti dhe qëndrimin e qeverisë për sundim të ligjit dhe sjellje para drejtësisë të personave përgjegjës për akte të dhunës në fund të muajit maj dhe fillim të muajit qershor. Po ashtu, ky dakordim është në përputhje me qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për mundësinë e zgjedhjeve të hershme në katër komunat në veri të vendit. Prezenca e njësive të policisë ka qenë në përputhje me situatën e krijuar. Gjendja në terren tani lejon për zvogëlim gradual të prezencës së policisë në dhe rreth ndërtesave të komunave në katër komunat në veri të vendit”, tha ai.

Rrustemi u shpreh se objektet e komunave janë pronë e republikës dhe aty duhet të shërbejë kryetari i zgjedhur. Po ashtu, ai theksoi se flamuri i Kosovës e ka vendin në objektet në fjalë.

“Ky dakordësim që u arrit të hënën, mund të arrihej edhe me 22 qershor të muajit të kaluar në Bruksel, pasi këto ishin ngaherë qëndrime të institiconeve të Republikës së Kosovës. Sundim i ligjit, ulje proporcionale e prezencës së policisë, zgjedhje të hershme dhe kthim tek tryeza e dialogut për zbatim të plot dhe pa kushte të marrëveshjes bazë për normalizim të marëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ky dakordim me Bashkimin Evropian për deeskalim dhe normalizim nënkupton edhe kthim të balancit në tavolinën e dialogut. Kjo nënkupton që masat negative të njëanshme dhe të përkohshme duhet të hiqen dhe do të hiqen nga Bashkimi Evropian”, shtoi Rrustemi.

Me fillimin e fjalimit të Rrustemit, deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës vendosën në foltoren e Kuvendit të Kosovës, pankartë me mbishkrimin “Zdravo”. Deputetet e opozitës, Floretë Zejnallahu dhe Blerta Deliu Kodra vendosën pankartat në foltore dhe pranë ulëses së kryeministrit Albin Kurti.


Opozita vë banerin “ZDRAVO” në foltoren e Kuvendi

Dy deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu dhe Floretë Zejnullahu, kanë vënë banerin me mbishkrim “ZDRVAO” në foltoren e Kuvendit, duke e ngjyrosur shkronjën V me të kuqe, duke simbolizuar LVV-në.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Liza Hoxha, e filloi fjalimin duke përshëndetur opozitën në shqip, ndërsa pozitën me fjalën “Zdravo”.

Ajo tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se duhet koordinim për mocion mosbesimi. /21Media


Kuvendi mban sot seancë plenare, ky është rendi i ditës

Sot nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, ku në rend të ditës janë 31 pika.

Sipas njoftimit, ndër pikat që do të diskutohen janë votimi i projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor dhe emërimi i kryesuesit dhe i një anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
8. Votimi në Parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
1 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,
14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-190 për zhvillim rajonal të balancuar,
17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse,
18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-081 për Energjinë,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-227 për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh,
20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
2 Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin sovran të Republikës së Kosovës,
22. Shqyrtimi i Raportit me rekomandim për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-009 për Ndërmjetësim,
23. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-156 për kontrollin e duhanit dhe të Ligjit nr.08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-156 për kontrollin e duhanit,
24. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,
25. Emërimi i kryesuesit dhe i një (1) anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,
26. Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
27. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
28. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit për Kërkesa Pronësore në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
29. Emërimi i kryesuesit dhe i anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

Zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
31. Shqyrtimi i Propozim -Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkarkimin e znj. Kimete Gashi nga pozita e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button